Tre persona të mitur janë raportuar të zhdukur në Policinë e Kosovës nga prindërit e tyre.
Policia i raportoi rastet në 24-orëshin e fundit edhe pse rastet kanë data të ndryshme se kur të miturit dolën nga shtëpia.
Dy raste janë në komunën e Vushtrrisë ku për një djalë të mitur dhe një vajzë të mitur s’dihet vendndodhja.
Ndërkaq, një rast ndodhi në Prizren ku një djalë i mitur doli nga shtëpia që nga 21 nëntori dhe për të cilin s’dihet vendndodhja.
PERSON I ZHDUKUR
- Rr. Dëshmorët e Kombit, Vushtrri 04.12.2025 – 20:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime.
- Fsh. Kollë, Vushtrri 05.12.2025 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar.
PERSON I ZHDUKUR
Rr. Xhavit Bajraktari, Prizren 21.11.2025 – NN. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime.



Të tjera
Aktuale
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Me ardhjen e mërgimtarëve për pushimet
Aktuale
Bytyçi: PDK s’ka interes për koalicion me VV’në
Analisti Seb Bytyçi ka vlerësuar se
Lajme
Parashikimi i motit për sot
Sot në Kosovë pritet të mbajë