Derisa po vazhdon procesi i votimit edhe për disa orë në Veri- Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri gjenë kohë të bëjë një video që lidhet me çeshtjen e dinarit.
Ai shfaqet nga Zvecan pëmes një video që e publikoi në Facebook, shkruan Insajderi.
“Gjithë ai problem për dinarin, u ndalua po thonë dinari e jeni t’u bo telashe. Mas krejt atyre akuzave që i marr si pjesëtar i qeverisë – megjithatë unë duhet me i bo disa transaksione në shtetin tim me këtë lloj të pareve”, dëgjohet Vokrri në video derisa në duar mbanë disa dinarë dhe iu komenton personalitete qe janë në kartmonedha.
Vokrri thotë se personi i preferuar i tij është Nikolla Tesla.