• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Zëri që mungon!

nga Bota Press
28 Prill, 2022
në Kulturë
ShareShareShare

Inteligjencia shqiptare akoma nuk ka arritur të dalë nga lëvozhga e “neutralitetit” absurd, duke qëndruar margjinave të të gjitha ndodhive që cenojnë shoqërinë shqiptare, me arsyetimin se në këtë mënyrë ruan profilin e saj nga ndikimi i politikës ditore.
Ka kohë, mbase shumë kohë që nuk është evidentuar ndonjë kritikë, qoftë edhe sipërfaqësore, për kaq shumë anomali në politikat shqiptare. Akademitë shqiptare vazhdojnë të heshtin, siç heshtin edhe një mori shoqatash shqiptare, të cilat tashmë figurojnë vetëm në letër, për shkak të gjumit të “ëmbël” në djepin e partive që janë në pushtet.
Dhe, me të drejtë shumë kush pyet se a kemi inteligjencë apo shtiremi se kemi. Disa që në të kaluarën e afërt ishin kritik, shumë shpejtë u heshtën, sepse pushteti ua gjeti pikën e dobët dhe fare lehtë i përfitoi.
Më nuk dëgjohet as zëri i arsyes.
Dhe kur mungon ky zë, atëherë në sipërfaqe është e natyrshme të dalin disa “intelektualë”që janë ngatërrestarë, që turbullojnë dhe gjymtojnë perspektivën shqiptare. Këto prapështi i bëjnë “intelektualët tregtarë” që shndërroheshin në historianë, “mësuesit” në zëdhënës partiak, injorantët në hoxhallarë e kështu me radhë.
E dhimbshme është kjo përzierje fatkeqe, që ua hapi shtegun atyre që për interesa të ngushta ia mësynë ta rregullojnë shtratin për gjumin e thellë, për topitjen e mendimit shqiptar dhe për zymtësinë e realitetit.
Injoranca, dredhia dhe mashtrimi janë karakteristikat identifikuese të “intelektualëve” maskarenj, të cilët, duke u fshehur prapa retorikës patriotike, mbajnë leksione atdhe-dashurie. Edhe ashtu politika shqiptare i përngjan vetëm arenës së cirkut, në të cilën palaço janë “intelektualët” injorantë, që kanë zënë vendin e atyre intelektualëve që kanë zgjedhur të strehohen margjinave të shoqërisë shqiptare. Ndaj nuk është e qartë se përse janë kaq të trishtuar e të frikësuar…
/HEJZA/

Tags: Hejzakulture

Të ngjashme

Kulturë

Kosova dhe Franca nënshkruajnë marrëveshje për bashkëprodhim kinematografik, Çeku: Moment krenarie

nga Bota Press
21 Maj, 2022
Kulturë

Reportazh: Nëse shkon në Shqipëri, je në Tiranë,– Mos harro ta vizitosh Krujën

nga Bota Press
17 Maj, 2022
Kulturë

A jemi “Një komb – Një kulturë!’

nga Bota Press
16 Maj, 2022
Kulturë

Kur veprimi duhej paraprirë fjalës

nga Bota Press
16 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Lëshohet urdhërarrest për ish-eprorin e lartë policor
  • Largimi i Putinit prej pushtetit po diskutohet prapa skenave në Kremlin
  • Nafta ruse e Lukoil shpallet fitues në tenderin e Qeverisë së Albin Kurtit
  • Nënkryetari i Prishtinës kërkon falje për grumbullimin e mbeturinave në kryeqytet
  • Qalaj për aksionet e djeshme të PK-së: Është brengosëse shifra e lëndëve narkotike, Kosova po përdoret si vend transit

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.