“Greqia ka qenë dhe është në mbështetje të liberalizimit të vizave”. Kështu ka thënë zyra greke në Prishtinë, të enjten.
Këtë zyre e drejton Heleni Vakali e cila ka deklaruar se vazhdimisht Athina ka dhënë përkrahje për këtë proces. “Greqia ka qenë vazhdimisht një mbështetëse e fortë dhe e vendosur e liberalizimit të vizave për kosovarët”, thuhet në njoftim.
Greqia është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian (BE) që nuk e kanë njohur Kosovën. Por Kosova dhe Greqia kanë bashkëpunim të lartë në fushën e tregtisë. /Botapress.info/