Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se pozita nuk është duke e lejuar të dëgjohet zëri i opozitës, kjo sipas tij është duke u tentuar të bëhet me anë ndalimit të fjalës në Kuvendin e Kosovës.
Ai në seancën e sotme të Kuvendit ka deklaruar se kjo u bë nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, duke shtuar se nuk i ka lejuar të flasin për Agjesinë Kosovare të Privatizimit dhe për Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).
“Po tentohet që me strategji nga që zëri i opozitës, zëri i deputetëve të mos dëgjohet në temat që janë shumë të rëndësishme. Me anë të rregullores së Kuvendit pretendohet të ruhet pavarësia kushtetuese, duhet të respektohet kjo rregullore nga ju”.
“Nënkryetarja e Kuvendit sot nuk e lejoi fjalën sipas rregullores që neve na takon të flasim. Pavarësisht temës çdo deputet ka të drejtë të diskutojë , ne po kërkonim në rend të ditës të futen diskutimet edhe për bordet e AKP-së dhe ARKEP-it”, ka thënë Zemaj./Botapress/