Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka pranuar se Krimea e pushtuar nga Rusia në vitin 2014, do duhej t’i rikthehej sovranitetit ukrainas përmes diplomacisë.
Zelensky tha se vendi i tij nuk mund të përballojë të humbasë jetë që do të kërkoheshin për të rimarrë Krimenë përmes mjeteve ushtarake.
Gjithashtu, ai përsëri kundërshtoi çdo nocion të cedimit të ndonjë territori tashmë të pushtuar nga forcat e Moskës, duke thënë se Ukraina “nuk mund të pranojë ligjërisht asnjë territor të okupuar të Ukrainës si rus”, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
“Ne jemi gati ta kthejmë Krimenë në mënyrë diplomatike”, tha Zelensky.
Ndryshe, Rusia pushtoi Krimenë në vitin 2014.
Zelensky së fundmi ka propozuar një formulë paqeje dhe një “plan fitoreje” të mbështetur nga tërheqja e trupave ruse nga Ukraina.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar