• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Zëdhënësi i Kurtit deklaron se vendimi për mosbajtjen e zgjedhjeve serbe nuk i dëmton raportet me SHBA-në

nga Bota Press
2 Prill, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve serbe përbrenda territorit të vendit nuk dëmton raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I njëjti ka deklaruar për KosovaPress se nga Qeveria mbajnë komunikime të rregullta me Administratën Biden.

ATK realizon të hyra marramendëse për tre muaj

 

“Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të kultivojë marrëdhëniet historikisht dhe tradicionalisht të mira dhe miqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë bashkëpunimin konstruktiv dhe jemi në komunikim të rregullt dhe të vazhdueshëm me administratën e Presidentit Biden dhe përfaqësuesit e shtetit amerikan në Kosovë. SHBA-ja është aleati ynë strategjik dhe historik ndaj të cilit kemi dëshmuar partneritet të besueshëm dhe të qëndrueshëm, së fundmi në rastin e strehimit të më shumë se 1400 refugjatëve afganë. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë aq të posaçme e të thella sa e tejkalojnë një qëndrim apo tjetër të qeverisë”, ka thënë ai.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero në një përgjigje me shkrim për mediumin, shprehu keqardhje se nuk është gjetur një konsensus për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

“Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane. BE-ja vazhdon të mbështesë Kosovën në afrimin drejt BE-së, duke filluar përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit BE-Kosovë që ka hyrë në fuqi në vitin 2016. Rruga evropiane e Kosovës varet edhe nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Neve na vjen keq që nuk është gjetur një konsensus ndërmjet palëve pas vendimit të Kosovës për të refuzuar një propozim konstruktiv të paraqitur nga vendet e QUINT-it. Ne e konsiderojmë këtë vendim në kundërshtim me angazhimet e Kosovës për të ardhmen e saj evropiane dhe parimin e mbrojtjes së të drejtave demokratike të të gjithë qytetarëve të saj, duke përfshirë edhe popullatën joshumicë”, deklaroi ajo.

 

Tags: Albin Kurtiperpareim kryeziu

Të ngjashme

Lajme

Mimoza Kusari ‘e zbulon’ shkaktarin e rritjes së çmimeve në Kosovë

nga Bota Press
30 Qershor, 2022
Lajme

Çitaku për rastin e Marigona Osmanit: Nuk mjafton dënimi i kriminelëve

nga Bota Press
30 Qershor, 2022
Lajme

Asambleisti i VV-së i arrestuar për korrupsion bërtiste nëpër rrjete sociale kërkonte Vetting

nga Bota Press
30 Qershor, 2022
Lajme

Jashari i OVL-UÇK’së lypë nga të zgjedhurit e popullit t’ia kallëxojnë vendin Hekuran Muratit

nga Bota Press
30 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Mimoza Kusari ‘e zbulon’ shkaktarin e rritjes së çmimeve në Kosovë
  • Çitaku për rastin e Marigona Osmanit: Nuk mjafton dënimi i kriminelëve
  • Asambleisti i VV-së i arrestuar për korrupsion bërtiste nëpër rrjete sociale kërkonte Vetting
  • Ekspertë ushtarakë drejt Bosnjës: S’lejojmë që Ballkani të bëhet shesh loje i Putinit
  • Jashari i OVL-UÇK’së lypë nga të zgjedhurit e popullit t’ia kallëxojnë vendin Hekuran Muratit

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.