Ish-sekretari i Federatës së Kosovës në Futboll, Eroll Salihu ka thënë se 240 mijë euro I ishin paguar Challandes si dëmshbërblim pas shkarkimit, ndërsa Michael Nees 40 mijë euro.
“Dëmshpërblimi për Challandes ka qenë 240 mijë euro, kurse për Michael Nees 40 mijë euro. Rreth 300 mijë euro i humbën (FFK) për 6-7 muaj”, ka thënë ai. Më 13 tetor ishte shkarkuar trajneri Kosovës, Bernard Challandes. Ai shkarkuar nga posti i trajnerit të Kosovës pas humbjes befasuese nga Gjeorgjia.
Trajneri Bernard Challandes ishte shprehur i mërzitur pas përfundimit të aventurës së tij si trajner i Kombëtares së Kosovës.“Ka qenë privilegj dhe kënaqësi të jesh trajner i Kosovës. Jam i pikëlluar që erdhëm në këtë pikë”, kishte thënë Challandes.
Më dy shkurt të këtij viti Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, kishte marrë venim që Michael Nees, përzgjedhësi i Kosovës U21, bashkë me stafin e tij, të lirohen nga detyra në fjalë./Botapress.info/