Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se sot është zbuluar pllaka përkujtimore e Ismet Rracit në 24-vjetorin e vrasjes së tij.
Abdixhiku ka thënë se kjo pllakë do të shërbejë si shenjë kujtimi për veprën e ‘’jashtëzakonshme të burrave e grave të shtëpisë tonë në shërbim të vendit’’.
Postimi:
Në praninë e familjarëve, zonjës Xhemile, djemve Albanit e Asimit; nën shoqërimin e deputetëve e anëtarëve të Kryesisë, sot zbuluam pllakën përkujtimore të Ismet Rracit, në 24 vjetorin e vrasjes së tij.
Kjo pllakë, pjesë e koridorit të përkujtimeve në LDK, krah Enverit, Xhemes e Nekibes, do të shërbejë si shenjë kujtimi për veprën e jashtëzakonshme të burrave e grave të shtëpisë tonë në shërbim të vendit.
Më 24 prill të vitit 2001, familja Rraci humbi më të dashurin e tyre; LDK një veprimtar të pashoq të orëve të rënda; Klina një kryetar komune të zgjedhur me votë demokratike; e Kosova një atdhetar të lëvizjes kombëtare për liri, pavarësi e demokraci.
Trashëgimia politike e Ismet Rracit vazhdon të jetojë brenda Lidhjes. Atë e gjejmë sot më së miri tek tani kryetari i degës sonë në Klinë, Albani, i biri i tij!
Ismet Rraci ishte themelues i Degës së LDK-së në Klinë. Pas përfundimit të luftës, ai ishte zgjedhur kryetar i Komunës së Klinës. Gjatë shkuarjes së përditshme për në punë, pranë hyrjes së banesës së tij, ishte vrarë më 24 prill të vitit 2001. Vrasësit ende janë në liri!



Të tjera
Lajme Opinione
Anton Quni reagon pas furtunës së fundit në parti
Ish-deputeti i LDK’së, Anton Quni, ka
Aktuale
Kurti përmend zgjedhjen e Presidentit pas konstituimit të Kuvendit e formimit të qeverisë
Kosova mbajti zgjedhjet e treta brenda
Lajme
Gecaj i reagon Mihalit: Përparim Rama është rreziku i VV’së, ua prish gjumin e rehatinë
Bajram Gecaj këshilltar i kryetarit të