Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar një ilaç kundër “superbaktereve” që janë rezistente ndaj medikamenteve.
Siç raportoi SkyNews të martën, ilaçi i ri ka përbërje të molekulës teixobactin, e cila besohet se mund “t’i mbysë” bakteret që iu rezistojnë medikamenteve, derisa ekipi i shkencëtarëve e testoi atë në indin e gjitarëve.
Teixobactini thuhet se “e ndryshon lojën” e mjekësisë botërore, pasi një pjesë e madhe e njerëzve vuajnë nga bakteret rezistence.
Në vitin 2019, më shumë se 1.2 milionë njerëz vdiqën nga infeksionet rezistente ndaj baktereve, sipas një studimi të kryer janarin e 2021-tës.