Zbulohet dokumenti “top sekret” i Kremlinit, ja plani i rrezikshëm i Putinit për të “mbërthyer” Mesdheun

Tensioni po rritet në Mesdhe. Lojërat luftarakepo bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më të rrezikshme. Bazuar në një dokument të Kremlinit, Vladimir Putin ka filluar një Luftë të re të Ftohtë. Ky dokument thekson rëndësinë që kanë rrugët detare të Mesdheut Lindor për “interesin kombëtar” të Rusisë.

Putin po i nxit admiralët e tij të nisin një ‘luftë të re’ me nivele tensioni gjithnjë e më të lartadhe që vërehen gjithnjë e më shpesh në detet italiane. Direktiva prej 55 faqesh, përcakton një politikë detare ambicioze në Arktik, Detin e Zi, Oqeanin Indian dhe pikërisht në Mesdhe, me një flotë të fortë dhe një rritje të arsenalit të raketave.Vetëm 3 javë më parë, anijet e

Moskës kryen një operacion shumë të guximshëm. Ato u pozicionuan për të bllokuar Detin Adriatik, me synim pengimin e lëvizjes së aeroplanmbajtëses amerikane “Truman”.Një lëvizje shumë strategjike, pasi ky është deti më afër fushëbetejave të Ukrainës, dhe nga i cili raketat dhe aeroplanët mund të ndërhyjnë teorikisht më shpejt në vijën e parë të frontit.Më 22 korrik, anija “AmiraliatiTributs” kaloi kanalin e Otrantos dhe u ngjit më në veri. Ai u zhvendos nga Gargano dhe u vendos para brigjeve të Abruzzo, të tejpopulluara nga njerëzit për shkak të pushimeve verore. Por nuk ishte vetëm. Nga pas e ndiqte kryqëzori rus “Varyag”, me bateritë e tij të raketave me rreze të gjatë veprimi.

Rusët pozicionohen për sulm në Adriatik

Kryqëzori rus “Varyag” ka qëndruar përballë qytetit-port italian të Salentos, duke mbajtur nën vëzhgim rrugë-kalimin kyç për në Adriatik. Së bashku me të ishte edhe një luftanije e tretë, “VasilyTatishchev”, e specializuar në spiunazh, dhe e pajisur me instrumente për të përgjuar komunikimet radio dhe impulset e sensorëve. Detyra e tij ishte të studionte “reagimet elektronike” të NATO-s ndaj këtij inkursioni provokues. Duhet theksuar se flota ruse ka hyrë për herë të parë në Adriatik që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Disa herë anijet e Moskës kishin ardhur për të monitoruar nga afër stërvitjet e Aleancës Atlantike, duke arritur deri në ujërat e Kalabrisë, në jugun e Italisë.Por nuk kishin guxuar asnjëherë të kryenin një “manovër bllokuese”. Operacioni i Marinës Ruse, shkaktoi fillimin e një duel të gjatë në heshtje, ku komandat e NATO-s u angazhuan t’u tregojnë rusëve nuk do të hiqnin dorë nga kontrolli i kalimit midis deteve Jon dhe Adriatik.

Kështu, në ditët e fundit të korrikut, kryqëzori “Varyag” u gjend më pak se 100 kilometra larg homologut amerikan “ForrestSherman”.Ato ishin praktikisht në të dy anët e kepit të Santa Maria di Leuca. Rusët në anën e Adriatikut, dhe amerikanët në anën e Jonit. Pak më në jug, aeroplanmbajtësja “Truman”, me afro 60 avionë gjuajtës-bombardues F18 Hornet në bord, dhe me një eskortë të marinës amerikane.

Operacioni rus midis Puljas dhe Siçilisë

Operacioni rus u zbulua nga faqja “The ShipYard Naval Consultancy”, e cila analizon informacionet nga satelitët komercialë, dhe është konfirmuar për “La Repubblica” nga burime zyrtare. Por misionet e disa gjurmuesve kanë treguar se diçka po ndodhte mes Siçilisë dhe Puljas.Nuk dihet se cili është pozicioni aktual i anijeve ruse, dhe nëse aktiviteti i tyre shoqërohej edhe nga një nëndetëse. Megjithatë, 3 ditë më parë avionët italianë të zbulimit, kanë rinisur të patrullojnë më intensivisht ujërat mes Kalabrisë dhe Greqisë, duke u fokusuar në disa zona.Pasi dyshohet se të paktën një nga mjetet e marinës ruse ndodhet ende në zonë.

Kryqëzori “Varyag”

Kryqëzori “Varyag” është binjaku i “Moskva”, që u fundos nga ukrainasit më 14 prill. Ajo është një nga anijet më të fuqishme në flotën e Putinit, me 16 raketa P-1000 Vulcan me rreze të gjatë veprimi në bord, që janë dizenjuara të shkatërrojnë aeroplanmbajtëset amerikane.Sipas propagandës ruse, ato e bëjnë këtë duke vepruar së bashku “si një tufë ujqërish që sulmon gjahun e saj”.

Së fundmi, të paktën 2 nëndetëse të klasit “Kilo” që nuk bëjnë zhurmë dhe të armatosura me raketa Kalibr po kryejnë ekspedita pranë Bosforit. Këto duele janë deti tani të kufizuara në manovra, pak a shumë agresive, dhe në shkëmbime të impulseve të radarit, për të treguar aftësinë e goditjes së kundërshtarit./Botapress.info/

ngjashme