Aktivistët e grupit “Uzinat” kanë siguruar disa pamje në të cilat shihen pjesëmarrësit e të ashtuquajturit “marshit nga Kosova dhe Metohija”, të cilët po shkonin për në mitingun e Aleksandar Vuçiqit në Beograd, duke u ngarkuar në autobusë jo shumë larg qendrës së qytetit Gornji Milanovac, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas dëshmisë së qytetarëve, të mërkurën rreth orës 15:30 një kolonë këmbësorësh është larguar nga parkingu te vendi i quajtur “Shtëpia Norvegjeze”. Gjatë shëtitjes kanë bërë pushim në fabrikën “Spektar”, ndërsa në fshatin Majdan kanë mbërritur rreth orës 18:30, përballë tavernës “Shofer”, ka transmetuar N1.
Vetëm dhjetë minuta më vonë, në orën 18:40, shfaqen dy autobusë dhe pak më pas vijnë edhe dy të tjerë, në të cilët hipin të gjithë “këmbësorët”. Sipas dëshmitarëve, asnjëri nga ta nuk ka mbetur, përveç disa personave që ndodheshin në dy makina.
Distanca mes “Shtëpisë Norvegjeze” në Gornji Milanovac dhe tavernës “Shofer” në fshatin Majdan është afërsisht 10 kilometra.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,