Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është paraqitur sot në një intervistë në televizionin publik, një intervistë që u transmetua më vonë nga sa ishte paralajmëruar.
Në këtë intervistë, Kurti që foli gjatë për raportet e Kosovës me Austrinë dhe rëndësinë e raporteve mes vendeve.
“Është e rëndësishme të hyjmë në një fazë të re zhvillimore, ku Kosovë-Austri nuk janë vetëm marrëdhënie politike e diplomatike por edhe biznesore,” – tha Kurti.
Për të justifikuar praninë e tij në kryeqytetin austriak, ai tha se “në Vjenë ishte vendi ku ishin zhvilluar shumë negociata,”
“Në Vjenë është vendi ku është mbajtur Kongresi i Vjenës,” – u shpreh kryeministri, pasi paraprakisht kishte folur edhe për rritjen e eksporteve të Kosovës në Austri.
Kurti u pyet edhe në lidhje me diasporën kosovare në Austri, më specifikisht edhe me studentët që bënin jetë në këtë shtet.
“Besoj që në Austri numri i studentëve nga Kosova është mbiproporcianlisht më i madh se numri i emigrantëve nga Kosova.” – u shpreh Kurti, derisa tregoi se me vete e kishte marrë ministrin Hajrulla Çeku./Botapress.info/