Zbardhet çfarë nuk u pa gjatë takimit të delegacioneve Ruse-Ukrainase, shakaja ‘pa kripë’ e negociatorit rus

Media ukrainase ‘Nexta’ ka publikuar një fragment nga takimi i delegacioneve ruse dhe ukrainase, që u zhvillua ditën e sotme në Stamboll me ndërmjetës presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Në video dëgjohet negociatori ukrainas David Arakhamia, që i thotë negociatorit rus: “Ky është dezinfektant, jo vodka”, ndërkohë shikonte një shishe në tryezë.

Shakaja e tij rezultoi dështim, pasi askush nuk qeshi.

Ndërkohë ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba paralajmëroi në herët negociatorët ukrainas në Stamboll që të mos hanë dhe pinë asgjë pas helmimit të Roman Abramovich.

“Këshilloj këdo që shkon në negociata me Rusinë të mos hajë e të pijë asgjë. Dhe, mundësisht, shmangni prekjen e çdo sipërfaqeje. Këtë po jua them nga përvoja personale”, citohet të ketë thënë Kuleba, shkruan Skynews.

Megjithatë, oligarku rus duket se është në gjendje të mirë shëndetësore teksa mori pjesë në bisedimet e sotme, ndërsa ka pasur edhe një përballje sy më sy me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

ngjashme