Një deklaratë e fundit e kryeministrit Albin Kurti se diaspora mezi po pret të kthehet për të jetuar dhe punuar në Kosovë ka zgjuar debat në opinion dhe në media. Ka patur edhe opinionistë që kanë bërë shaka apo janë tallur me kryeministrin duke ia kujtuar atij se me liberalizimin e vizave jo që nuk do të kthehet askush nga diaspora për të jetuar në Kosovë, por pritet që Kosova të zbrazet edhe më shumë, sidomos nga të rinjtë, në kërkim të një jete më të mirë shkruan Botapress.
Opininistja Zana Avdiu është tallur me kryeministrin duke e imagjinuar një situatë sikur në Aeroportin e Prishtinës është bërë një rend i gjatë i njerëzve nga diaspora të cilët kanë shprehur dëshirën për t’u kthyer në Kosovë. Të gjithë po i priste me lule në dorë kryeministri Kurti.
Për më shumë ja postimi i Zana Avdiut në Facebook:
Rendi i diaspores ne kufi e aeroport ish shume i gjate, tuj prite me u kthy me jetu ne Kosove. e Albini po i pret me lule.
Miremengjesi krejtve, e vecanarisht miremengjesi ish diaspores