Shumë yje të futbollit janë befasuar kur kanë parë faqet e tyre personale pa “tikun” apo shenjën e kaltër të verifikimit.
Kjo për shkak se pronari i kompanisë së madhe, Elon Musk ka bërë një ndryshim. Kush dëshiron ta ketë këtë shenjë në faqen e tij, duhet të paguaj 8 dollarë në muaj, shkruan Lajmi.net
Këtë shenjë ia ka larguar edhe Cristiano Ronaldos, yllit të Al Nassr që ka plotë 108 milionë ndjekës në këtë rrjet social.
Lojtari i fundit që në fakt u largua nga Twitteri për shkak të kësaj ideje të Elon Musk, ishte Mason Mount. I cili përmes një shkrimi njoftoi publikun se nuk do të jetë më pjesë e këtij rrjeti social.