Gruaja 18 vjeç nga New Mexico në SHBA e presin akuzat për tentim vrasje dhe abuzim me fëmijë pasi u xhiruar duke braktisur foshnjën e porsalindur në kosh plehrash. Foshnja shpëtoi pasi u gjet pas 6 orësh dhe është në gjendje stabile kanë njoftuar autoritetet amerikane.
Në faqen e Facebook ka dalë xhirimi i ndarë në grupe të shumta të një incidenti që ka ndodhur të premten e kaluar.
Sipas xhirimit të kamerave të sigurisë shihet si një veturë me ngjyrë të bardhë parkohet afër tre koshave të mbeturinave në Hobbs në New Mexico. Shoferi del nga vetura dhe hedh një qese të zezë plastike në kosh dhe largohet.
Gati pas 6 orësh në një tjetër video shihet në si tre persona afër koshave nisin të kontrollojnë mbeturinat dhe e gjejnë foshnjën e braktisur të gjallë.
Foshnja është dërguar për trajtim në spitalin e Lubbock në Texas dhe tani sipas raporteve është në gjendje stabile.
Zëdhënësi i policisë së Hobbs ka njoftuar se e dyshuara 18 vjeç më vonë ishte arrestuar dhe e ka pranuar fajësinë./Botapress.info/