Gazetarja Arbana Xharra po ashtu ka reaguar pas dhunimit të 11 vjeçarës në Prishtinë. Në një postim në Facebook, Xharra ka shkruar së kryeqendra e Kosovës, Prishtina – është bërë një vend ku gjasat që një çikë të përfundojë e dhunuar janë shumë të mëdha.
“5 monstruma paskan dhunuar një vajzë 11 vjeçare në Prishtinë në kryeqendrën e Kosovës. Kur në akte të tilla përfshihet një person, kemi të bëjmë me një dhunues, kriminel, pedofil…emrojeni si të doni. Por në këtë rast kemi të bëjmë me një grup prej 5 vetave, kjo do të thotë që në atë vend predispozita për me u dhunu çikat janë shume të mëdha”, thuhet në këtë postim.
“Pra ato rrezikohen në shkolla, në rrugë, në lagje kudo. Kushedi sa raste të tjera as që janë raportuar. Pra, cilat janë elementet që e nxisin një grup të rinjsh me dhunu një fëmijë? Sëmundje mentale s’mund të kënë të pestit, pedofil s’mund të jenë të pestit. A konsiderohet një 11 vjeçare e rritun për mendësinë e tyre kriminale?”, ka bërë disa pyetje gazetarja.