Ish-këshilltari i ekipit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams, ka rrëfyer se Hashim Thaçi ishte nën presion nga komandantët lokalë gjatë bisedimeve, ndërsa shtoi se edhe Adem Demaçi kishte penguar progresin e negociatave, gjë që e detyroi Thaçin të shkonte për një takim në Slloveni.
Në një seancë dëgjimore, Williams u pyet për këtë vizitë:
Misetiq: Nga e dini që Thaçi shkoi në Slloveni për takim me Demaçin?
Williams: Kur pyeta kolegët shqiptarë, ata mu përgjigjën që shkoi në Slloveni për të folur me Demaçin.
Misetiq: A të thanë pse?
Williams: U interesova, e bëra këtë pyetje, si na shërben ne kjo, u thashë. Dhe përgjigja ishte që ishte e domosdoshme. Kishte trysni nga jashtë, nga komandantët lokalë, kishte presion ideologjik, kulturor, prej Adem Demaçit, i cili po pengonte progresin e negociatave. Po them me të ngjarë, po cenonte lëvizjen për realizimin e marrëveshjes. Prandaj, duhej trajtuar ky aspekt.
Misetiq: Kishte problem konkret Demaçi?
Williams: Pavarësia.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar