Lëvizja Vetëvendosje (LVV) sërish ka dalë me një video, kësaj radhe ka shënjestruar ekonomistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
VV thotë se propozimet e ekonomistëve të LDK’së po iu shërbejnë grupeve të interesit, duke përmendur këtu propozimin e LDK’së për ta ulur dhe hequr akcizën dhe TVSH’në e naftës, tërheqjen e 30% të Trustit, si dhe uljen e tatimeve dhe rritjen e pagave
“Në të tria rastet, pra asnjë ide serioze”, thotë VV-ja për LDK’në.
Me këto sulme direkte ndaj LDK’së, duket se VV i ka ‘frikën’ ekonomistëve të kësaj partie. Një sulm kaq direkt ndaj një partie, që moti nuk është parë në skenën politike.
Mbetet të shihet ditëve në vazhdim se kujt do i ‘qepon’ VV me këto video.
Ndërkaq kujtojmë që sot në seancën e Kuvendit, kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku u ka mbajtur ligjëratë deputetëve të VV’së duke iu shpjeguar ekonominë. /Botapress.info/