Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), në vendimin e tij nuk lejon që votimi të zhvillohet jashtë përfaqësive diplomatike, duke e rrëzuar kështu vendimin e mëhershëm të KQZ-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit në bazë të ankesës së parashtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Në këtë mënyrë votimi jashtë Kosovës do të mbahet brenda hapësirave të përfaqësive diplomatike të Kosovës dhe jo edhe në “qendra alternative” apo jashtë hapësirave zyrtare të misioneve diplomatike.
Ndryshe, ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të krijohen hapësira shtesë për të votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit, jashtë hapësirave diplomatike.
Ky ishte propozim i MPJD, i cili u përkrah nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe që i njëjti u kundërshtua nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.



Të tjera
Lajme
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël
Sektori për Hetimin e Personave të
Aktuale
Abdixhiku tregon a ka mundësi për bashkëpunim me Kurtin pas zgjedhjeve të reja
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
Kosova, shtet i krizave
Nga kriza në krizë. Qytetarët e