Enver Halimi para pak muajsh ishte përkrahës i madh i Vetëvendosjes, por të enjten ka konfirmuar se e ka braktisur atë për të kandiduar për asamblist në Vushtrri me Partinë Demokratike të Kosovës.
Aderimin e tij e ka konfirmuar edhe kryetari aktual i Vushtrrisë, Ferit Idrizi dhe kandidati i PDK-së për një tjetër mandat në krye të këtij qyteti.
Idrizi i ka thurur lavde, Halimit, për të cilin ka thënë se është i përkushtuar për arsimin, komunitetin dhe zhvillimin shoqëror në Vushtrri.
“Duke qenë aktiv edhe në jetën shoqërore dhe sportive të qytetit, Enveri ka kontribuar për një komunitet më të bashkuar. Me energjinë e tij ka arritur të frymëzojë të rinj, por edhe grupe të margjinalizuara, duke promovuar vlera si solidariteti dhe bashkëpunimi”, ka shkruar Idrizi.
“Jam i lumtur që Enver Halimi është pjesë e listës sonë për Kuvendin Komunal. Me përvojën e tij, qasjen njerëzore dhe angazhimin e sinqertë, ai përfaqëson gjeneratën e re që po e çon Vushtrrinë përpara, me punë, përkushtim dhe ide të qarta”, ka shkruar ai.
Mirëpo hiç më larg se më 9 shkurt, Halimi kishte shpërndarë poste përkrahëse për Vetëvendosjen. Në mesin e tyre edhe një fotografi nga lart e tubimit të kësaj partie në Prishtinë.




Të tjera
Lajme Opinione
Kriza e zgjedhjes së presidentit: kalkulimet politike dhe frika nga përgjegjësia
Nga Ramiz TAFILAJ Texas, SHBA
Kosova Lajme
Deputetët e Guxo, “qele gurë gojën”: S’i dalin në përkrahje Vjosa Osmanit
Anise bëjnë pjesë në partinë
Aktuale
Përplasjet Presidencë–Qeveri vazhdojnë, Kabineti i Osmanit publikon videon – Murati reagon ashpër
Polemikat mes Qeverisë dhe Presidencës