Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mëngjesin e sotëm ka deklaruar se sonte do të japë detaje rreth zhvillimeve të djeshme në Bruksel
Vuçiq me tone dramatike thotë se dje ka luftuar për të ardhmen e Serbisë, paqen dhe vazhdimin e investimeve.
Ai po ashtu tha se do “t’u përgjigjet të gjitha manipulimeve, gënjeshtrave”, që ka thënë se po shpërndahen nga ‘luftëtarët e tastierave’”.
“Po analizoj atë që ka ndodhur. Ne luftuam sa më shumë në kushte të vështira dhe luftuam për të ardhmen e Serbisë në paqe, për vazhdimin e investimeve në vendin tonë.”
“Për ne nuk ka Serbi tjetër, e kemi, do ta ruajmë dhe do ta mbrojmë”, shkroi Vuçiq.
Qeveria e Kosovës në një komunikatë për media të lëshuar sot ka dhënë detaje nga diskutimet me palën serbe dhe ndërmjetësit një ditë pas takimit në Bruksel.
Sipas komunikatës së Qeverisë, Kosova është treguar e gatshme të nënshkruajë “Marrëveshjen Bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, por se nënshkrimi është refuzuar nga Serbia.