Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka paralajmëruar protestë me ardhjen e presidentin serb Aleksandër Vuçiq, në Tiranë, më 20 dhjetor.
Berisha tha se ka lajmëruar Vuçiqin që të mos niset për në Tiranë. Ai tha se nuk do të lejojë skenarin anti-shqiptar të Ballkanit të Hapur të vazhdojë.
“Më 20 dhjetor do të ketë protestë kundër ‘Open Balkan’ dhe vjedhjes së shtetit. Unë kam një lajm për shqiptarët. 20 dhjetori është protesta kombëtare e shqiptarëve. Protesta ka qëllime kryesore, së pari kundër Ballkanit të Hapur. Së dyti, protesta e vjedhjes kombëtare. Në datën 20 kombi është në protestë. Merr fund më skenari armiqësor anti-shqiptar i Ballkanit të Hapur. Nëse kthehesh në Foltore unë kisha paralajmëruar ditën e protestës kombëtare. E kisha paralajmëruar Millosheviçin e ri që të mos vijë në Tiranë për Ballkanin e Hapur se populli do të të presë me protesta“, deklaroi Berisha ndër të tjera në Klan, duke e quajtur këtë si skenar destabilizues.