Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar se policët në Kosovë i “kanë drejtuar armët djalit të tij Danillos, i cili mori pjesë në festën e Vidovdanit në Graçanicë, duke kërkuar që ai të hiqte me çdo kusht bluzën me mesazhin “Dorëzimi nuk është opsion”, gjë që ai nuk e bëri.
Vuçiq ka shkruar në Instagram pak pas mesnate se për atë që ka ndodhur në Kosovë “e ka marrë vesh vetëm atëherë”.
Këshilltarja lokale e BE-së kërkon shkarkimin e Borrellit e Lajçakut
“Vetëm tani mora vesh se çfarë ka ndodhur në Kosovë. Herën e fundit që ndaluan Danillon, jo larg Podujevës, policia shqiptare i kërkoi me çdo kusht të hiqte bluzën ku shkruhej “Dorëzimi nuk është opsion”. Danillo nuk ka pranuar dhe më pas i kanë drejtuar armët dhe e kanë pyetur – “Emri i babait?” Ai u përgjigj: “Aleksandar! Ky është babai im dhe presidenti yt!”. Bluza e tij nuk ishte hequr, fytyra e tij nuk ishte njollosur. Dorëzimi nuk është një opsion”, ka shkruar Vuçiqi./Botapress.info/