Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur ë zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit në Shqipëri, ku raportohet se një efektiv policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni.
Rrethanat e plota të incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe grupet hetimore për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.
A2 CNN raportohen se autori i kësaj ngjarje të rëndë është kapur i plagosur.
Mediumi ka mësuar detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku humbi jetën një efektiv policie dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni.
Sipas informacioneve paraprake për A2 CNN mësohet se autori i ngjarjes është Violand Bracellari ka qenë një ish ushtarak dhe prej vitesh në kërkim për llogari të Vlorës, ndërsa efektivët janë pjesë e forcave Shqiponja.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur një grup policor ishte nisur drejt fshatit të thellë malor Bodë në Lozhan të Maliqit, për të kapur një person në kërkim me rrezikshmëri të lartë.
Gjatë momentit të afrimit pranë stanit të madh të qenve, që autori dispononte për të mbajtur larg policinë, ai ka vërejtur lëvizje të dyshimta dhe ka qëlluar disa herë me armë zjarri.
Burime pranë Policisë bëjnë me dije se autori i dyshuar Violant Bacellari, është një person i rrezikshëm, i njohur në zonën e Maliqit për ngjarjet e mëparshme kriminale ku dyshohet se ka qenë i përfshirë.



Të tjera
Aktuale
Shumica e votave të numëruara – cilëve kandidatë që aktualisht kanë fituar mandatin u rrezikohet ende ulësja në Kuvend
Numërimi i votave për partitë politike
Showbiz
Vildane Zeneli ndez rrjetin me paraqitjen e fundit provokuese
Vildane Zeneli vazhdon të jetë një
Lajme
Ky është udhëtari që humbi jetën pasi zbriti në Aeroportin e Prishtinës
Ajo që duhej të ishte një