Kameramani i Fox News, Pierre Zakrzewski është vrarë teksa raportonte jashtë Kievit në Ukrainë.Zakrzewski u vra dhe kolegu i tij, Benjamin Hall, u plagos kur automjeti i tyre u godit nga plumbat në hyrje të Horenka, rreth 20 km në veriperëndim të kryeqytetit, Kiev, thotë CEO e Fox News, Suzanne Scott.
“Pierre ishte një fotograf i zonës së luftës që mbuloi pothuajse çdo histori ndërkombëtare për Fox Neës nga Iraku në Afganistan e deri në Siri gjatë qëndrimit të tij të gjatë me ne,” thotë ajo.“Pasioni dhe talenti i tij si gazetar ishin të pakrahasueshëm”.
Hall, një korrespondent britanik 39-vjeçar, është ende duke u trajtuar në spital pas incidentit. /Botapress.info/