Një ngjarje e rëndë tronditi mbarë opinionin publik në Shqipëri vetëm pak orë më parë. Një 51-vjeçar, qëlloi me thikë gruan e tij brenda makinës duke e lënë të vdekur në vend.
Më pas ai ka qëlluar në fyt edhe veten dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Mësohet se Artan Ismalaja, e ka futur makinën në oborrin e një stalle lope, për të kryer vrasjen.
Lidhur me këtë ka folur edhe roja i godinës. Ai është shprehur se ka menduar se çifti ishte në momente intime dhe ka shkuar për t’i larguar , por i ka gjetur “të larë” në gjak.
Njoftimi i policisë:
Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Më pas shtetasi A. I. ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Botapress/