Agron Hajdari, i njohur me nofkën “Radulla”, është personi që mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme pas të shtënave me armë zjarri në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtina.
Lajmin e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, i cili bëri të ditur se viktima është Agron Hajdari.
Sinjali mëson se Hajdari ishte i njohur me nofkën “Radulla” dhe dyshohet se kishte të kaluar të lidhur me veprimtari kriminale, përfshirë edhe narkotikët.
Rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente.
Deri më tani nuk është raportuar për të arrestuar, ndërsa hetimet për zbardhjen e motivit dhe identifikimin e të dyshuarve janë në zhvillim.
Ai ishte anëtar i grupit të tifozëve “Plisat”.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Plisat përmes një njoftimi ku kanë konfirmuar vdekjen e anëtarit të tyre, Agron Hajdari – Radulla.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë anëtari ynë, Agron Hajdari, Radulla. Për më shumë se dy dekada ai ishte pjesë e pandashme e tribunës dhe Plisave, duke dhënë gjithçka për qytetin, klubin dhe Kombëtaren në çdo moment”, thuhet në reagimin e tyre.



Të tjera
Aktuale
SHBA e gatshme për partneritet me Kosovën rreth Gazit të Lëngshëm
E ngarkuara me punë e ambasadës
Aktuale
Hapet aplikimi për 100 euro për punëtorët e sektorit privat
Është hapur aplikimi për subvencionimin e punëtorëve të
Aktuale
Bilanc tragjik në Kosovë: Akoma pa u bërë 24 orë, katër persona humbin jetën
Akoma pa u bërë 24 orë,