Vrapimi i Nëntorit” përmes shtegut të lirisë është ngjarja e parë që hapë aktivitetet në këtë 28 nëntor në Prekaz në të cilin marrin pjesë mbi 400 vrapues.
Valdete Çollaku, organizatore e këtij aktiviteti tha se sivjet në edicionin e pestë të kësaj gare që për herë të parë nis nga Prekazi ështe numër rekord ipjedëmarrësve që do të garojnë në dy dispilina.
“Janë dy disiplina është 28 kilometra për 28 Nëntorin e 11 kilometra për muajin e njëmbëdhjetë. Starti është në Prekaz dhe më pas ndahen dy disiplinat dhe përfundojnë të dyja në sheshin “Adem Jashari”, në Skenderaj”.
Ajo tha se sot vrapojnë të lirë falë sakrificës së atyre që kanë dhënë jetën për vendin.
Për shkak të motit shtegu do të jetë më i vështirë me baltë, mirëpo për shkak të ndenjës dhe arsyes pse mbahet kjo garë, të gjithë vrapuesit e kanë nderin dhe nuk besoj se do të ndiejnë lodhje. Sepse është bërë sakrificë e madhe në këtë vend dhe falë asaj sakrifice ne sot vrapojmë të lirë. Në listën e pjesëmarrësve kemi 410 vrapues, rekord i numrit të vrapuesve në garën e “Vrapimi i Nëntorit”, sot Prekazi ka më së shumti pjesëmarrës është nder i madh, krenari e madhe”, tha Çollaku.




Të tjera
Aktuale
Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike
Aktuale
Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë
Ministri në detyrë i Financave, Punës
Aktuale
Haga zbulon pse u kërkua kohë shtesë në rastin e Thaçit e të tjerëve
Gjykata Speciale doli me njoftim lidhur