Nga fundjava mot më jostabil, me të reshura shiu dhe bubullima. Temperaturat në rënie të lehtë në fillim të javës së ardhshme.
Më shumë të reshura shiu paraqiten ditën e hënë dhe të martë, ku të hënën mund të jenë më të vazhdueshme, e të martën edhe me bubullima. Të mërkurën do të ketë edhe intervale me diell, derisa pasdites mundësi për rrebeshe të shkurta shiu.
Indeksi i cilësisë së ajrit në këto ditë fundjave do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira.
30.04 – Diell e vransira. Vonë pasdite përreth viseve malore priten mundësi edhe për reshje lokale shiu me bubullima.
1.05 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe priten edhe rrebeshe shiu me bubullima.
2.05 – Kryesisht vranët e më freskët. Paradite riga lokale shiu, e pasdite reshje më të vazhdueshme shiu.
3.05 – Kryesisht me vransira dhe të reshura shiu, që pasdites shoqërohen edhe me bubullima.
4.05 – Vransira e diell. Pasdite vende-vende mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 6C e 8C, e maksimalet zbresin deri në 15C të hënën, e më pas me një rritje graduale deri në 19C të mërkurën.
Nga e diela frynë erë kryesisht nga juglindja e lehtë dhe mesatare 4-11m/s.
Shtypja atmosferike në rënie përreth vlerave normale./Botapress.info/