Sot në Kosovë pritet ndryshim i motit me shtim të konsiderueshëm të vranësirave dhe rrebeshe lokale shiu. Paradite ende mund të ketë intervale kohore me diell lokalisht. Gjatë ditës e sidomos pasdite dendësim i vranësirave me reshje shiu e rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë.
Lokalisht orëve të pasdites priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat do të shënojnë ulje pasdite dhe në mbrëmje. Në mbrëmje reshjet pritet të zvogëlohen në intensitet dhe shtrirje.
Temperaturat pritet të luhaten nga 6 minimalja deri në 20 gradë Celsius maksimalja.
Në Shqipëri nesër pritet destabizilim i fuqishëm i motit me vranësira të dendura e reshje shiu. Vende-vende priten zhvillime të fuqishme konvektive që do të kushtëzojnë shtrëngata të fuqishme lokale me bubullimë dhe mundësi për breshër.
Rrebeshe të fuqishme shiu nesër priten edhe në Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës.
Edhe të dielën pritet mot i paqëndrueshëm sipas parashikimeve më të fundit me shumë vranësira, por reshjet do të jenë më të pakta dhe të karakterit lokal. Do të fryjnë erëra mjaft të freskëta nga veriperëndimi.
Të hënën stabiliizim i motit me shumë rreze diellore, por edhe me vranësira lokale e mundësi për ndonjë reshje të dobët, të izoluar./MeteoBallkan



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar