Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë kohëpaskohe gjatë natës dhe orëve të para të ditës së shtunë. Më pas gradualisht pushojnë, por se mbetet mot kryesisht i vranët. Temperaturat maksimale pësojnë një rënie në 8C e 10C, e ato minimale zbresin deri në 5C e 8C. Frynë erë verilindore, e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.
Përgjatë ditës së dielë, mbetet mot kryesisht me vransira. Herë herë mund të shoqërohen me ndonjë rigë lokale shiu. Temperaturat zbresin në 7C e 8C, ato maksimale, e minimalet deri në 3C. Ditën e hënë vransirat gradualisht shpërndahen, e shfaqen hapësira për intervale me diell. Nga dita e martë po parashihet të mbretërojnë kushte të motit më stabil, me më shumë diell. Megjithëse ultësirave orëve të mëngjesit formohet shtresë mjegulle, që mund të qëndrojë më gjatë deri nga mesdita. Temperaturat me një tendencë të rritjes deri në 12C, ato maksimale, ndërsa minimalet zbresin deri në 0C e -1C. Këto vlera maksimale, mund të mbeten më të ulëta, në pjesët e mbuluara me mjegull, duke shkuar deri në 3C e 5C. Erërat qetësohen nga fillimi i javës së ardhshme. Orëve të pasdites mund të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e