Policia e Kosovës ka njoftuar se ia ka konfiskuar lejen dhe e ka dënuar me 500 euro një të ri në Prizren, për shkak të tejkalimit të trefishtë të shpejtësisë.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e PK’së, i riu kishte publikuar në rrjete sociale teksa voziste 178 km në orë në zonën e kufizuar të shpejtësisë 50 km/h, shkruan Insajderi.
“Pas verifikimeve në databazën policore nga policët e Stacionit Policor të Prizrenit, është identifikuar drejtuesi i automjetit dhe pronari i tij. Kundërvajtja është kryer me datën 08.10.2025, ku kundërvajtësi ka tejkaluar shpejtësinë deri në 178 km/h në zonën e kufizuar 50 km/h”, thuhet në njoftim.
Ndaj tij janë marrë masat ligjore:
-gjoba prej 500 euromasë mbrojtëse,
-konfiskim i patentë shoferit për 12 muaj (1vit),
-5 pikë negative në patentë shofer.
“Policia mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët dhe apelon tek drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke shmangur sjelljet e rrezikshme që rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve”, përmbyll njoftimin PK’ja.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,