“Kjo është hera ime e parë me zgjedh kryetarin e komunës e hera e dytë kështu”, ka thënë i burgosuri, raporton klankosova.
“Është mirë që çdo i burgosur me ushtrua të drejtën e tij qytetare, pse mos me shfrytëzua. Mos me na mbet pikë, merak, pasi s’jemi shumë gjatë këtu edhe mundemi me pa punën e tij. Të mirat që i bën ose të këqijat shihen”, është shprehur ai.
Ai shtoi se kanë edhe televizor nga ku mund edhe t’i ndjekin rezultatet e kësaj gare zgjedhore./ Botapress.info/