Gjatë mbajtjes së fjalimit në Kuvendin e Kosovës, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi bëri një ironi “Asociacioni m’fal Zajdencia”.
Derisa ishte duke e thënë këtë frazë kryeministri Kurti ngriti kokën për ta shikuar a e ka edhe fjalën m’fal në tekst.
E për këtë u ankua deputeti, Arben Gashi, i cili kritikoi Kurtin për sjelljen ndaj deputetes, Dumoshi.Kurti pas përfundimit të fjalës së Dumoshit tha se edhe fjalën më fal deputetja në fjalë e kishte shkruar.
Pas kësaj replike të Kurtit reagoi Dumoshi duke thënë se “askush kurr nuk guxon me mu afru”.
“Hera e parë dhe e fundit që mu afrohni”, tha ajo./Botapress.info/