• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

 Vjosa Osmani pagoi për filma në hotel me paratë e shtetit në SHBA

nga Bota Press
14 Maj, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, prej datës 3 maj nuk gjendet në Kosovë. Ajo ishte për vizitë në Panama e Kosta Rika dhe më pas edhe në SHBA. Ndërsa, së fundmi edhe në Lituani.

As në vizitën e tanishme në SHBA, Osmani nuk arriti ta takojë presidentin amerikan Joe Biden, njëjtë sikur as kryeministri Albin Kurti.

Megjithatë, vizitat e gjatë për Osmanin nuk janë të pazakonshme.Kur e ushtronte detyrën e shefes së stafit të presidentit Fatmir Sejdiu, Osmani në vitin 2010 kishte qëndruar shumë më gjatë në SHBA, duke i shfrytëzuar paratë e taksapaguesve kosovarë.

Me buxhetin e shtetit, Vjosa Osmani madje edhe ishte argëtuar. Ajo e kishte kaluar kohën edhe duke shikuar filma në dhomën e hotelit, të cilët i kishte paguar me paratë e taksapaguesve kosovarë.

Si shefe e stafit të Sejdiut, ndonëse udhëtimi zyrtar ishte bërë për të marrë pjesë në aktivitetet e organizatës “World Affairs Council”, Osmani kishte qëndruar gati tre muaj në SHBA.

Ajo kishte udhëtuar nga Prishtina në Vjenë më 10 janar të vitit 2010.

Një ditë më pas, Osmani më 11 janar kishte udhëtuar nga Vjena drejt Uashingtonit, por në atë kohë nuk kishte qëndruar në Uashington, pasi me një aeroplan tjetër kishte udhëtuar nga Uashingtoni drejt San Franciskos.

Më 11 janar, Osmani ishte vendosur në hotelin “FAIRMONT” të San Franciskos, ku kishte paguar një dhomë për 279 dollarë.

Veç tjerash, Osmani më datat 12 dhe 13 janar 2010, në faturat që ka siguruar Demokracia.com kishte paguar ekstra edhe për të shikuar filma në hotel. Natën e dytë, ajo kishte paguar 15.99 dollarë për të shikuar film. Ndërsa, natën e tretë, filmi që kishte shikuar asaj i kishte kushtuar 13.99 dollarë.

Natën e katërt ajo nuk kishte shikuar asnjë film. Por, tërë fatura për këto net i kishte kushtuar 1,225.58 dollarë.

Pas lëshimit të hotelit “Fairmont”, Osmani rrugën e bërë me paratë e shtetit deri në San Francisko e kishte shfrytëzuar për të shkuar edhe deri në Pittsburgh, aty ku ajo i ka kryer studimet Master dhe të Doktoraturës. Ndërsa, kthimin në Kosovë e kishte rezervuar për dy muaj më pas, konkretisht më 25 mars të atij viti.

Vjosa Osmani asokohe ishte pjesë e delegacionit të presidentit Fatmir Sejdiu, i cili kishte marrë pjesë në aktivitetet e organizatës “World Affairs Council”. /Botapress.info/

Të ngjashme

Aktuale

Sarrazin: Qëllimi final i Gjermanisë, ta kemi Kosovën në NATO

nga Bota Press
19 Maj, 2022
Aktuale

Emisari gjerman, Sarrazin: Dy gabimet e mëdha të BE-së, njëri mosliberalizimi i vizave për Kosovën

nga Bota Press
19 Maj, 2022
Aktuale

Kush janë dy këshilltarët e huaj që po e shoqërojnë Kurtin në Amerikë

nga Bota Press
19 Maj, 2022
Aktuale

Kurti: Nuk e mbron vetëm NATO-ja Kosovën, e mbron edhe Kosova NATO-n

nga Bota Press
19 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Sarrazin: Qëllimi final i Gjermanisë, ta kemi Kosovën në NATO
  • Emisari gjerman, Sarrazin: Dy gabimet e mëdha të BE-së, njëri mosliberalizimi i vizave për Kosovën
  • Selmanaj: Demaçi e Kurti në zyrë midis Prishtine dhe s’u ndodhi gjë, Bajram Kelmendi dhe Fehmi Agani u vranë
  • Me kë u pa Blero sonte duke darkuar?
  • Presidentja Osmani feston ditën e veshjeve popullore të Ukrainës, këmisha iu dhurua në Lituani

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.