Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me 5 mijë e 100 euro gjobë pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me përfshirjen e një të miture në një aktivitet të fushatës zgjedhore në Vushtrri.
Me këtë rast, partia është obliguar që shumën e gjobës ta paguajë brenda 15 ditëve nga pranimi e vendimit.
Në arsyetimin e saj, LVV ka deklaruar se e mitura nuk ka qenë pjesë e organizimit të tubimit, por ka dalë në skenë me dëshirën e saj dhe me pëlqimin e prindit.
“PZAP e ka vlerësuar këtë pretendim si të pabazuar, “për faktin se në momentin kur organizatori i aktivitetit i ka mundësuar të miturës hyrjen në sallë, pastaj paraqitjen në skenë parapublikut në kuadër të tubimit zgjedhor, pjesëmarrja e saj konsiderohet përfshirje aktive në fushatë zgjedhore. Për zbatimin e kësaj norme nuk është vendimtare nëse iniciativa për paraqitje e të miturës ka ardhur nga organizatori apo nga vetë e mitura, por vet fakti se subjekti politik ka lejuar dhe mundësuar pjesëmarrjen e saj aktive, apo edhe pasive në një aktivitet zyrtar zgjedhor”, thuhet në vendimin e PZAP-së.



Të tjera
Lajme
Tri palë zgjedhje për më pak se një vit e gjysmë, për qytetarët e lodhshme: Të mbushemi mend!
Zgjedhjet e sotme janë të tretat
Aktuale
Rreth 7% më pak votues deri në orën 15:00 krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit dhe të shkurtit 2025
Rreth 22% e qytetarëve me të
Lajme
LDK vlerëson pozitivisht ecurinë e votimit deri në mesditë
Në një konferencë për media,