Vjen paralajmërimi i fortë për Vuçiç: “Serbia e di çfarë e pret nëse rreshtohet në anën e gabuar për luftën në Ukrainë”

Zyrtarët e Bashkimit Europian vazhdojnë t’ia mbushin mendjen Serbisë që të respektojë politikën e jashtme të BE-së për sanksionet kundër Rusisë pas agresionit të saj kundër Ukrainës, por gjithashtu paralajmërojnë për pasoja të mundshme nëse kjo politikë e Serbisë vazhdon.

“Serbia nuk është e bindur se sanksionet (kundër Rusisë) janë përgjigjja e duhur për momentin. Ne po ia bëjmë të qartë Serbisë se cili do të jetë çmimi nëse vendi është në anën e gabuar të konfliktit”, tha Michael Siebert, i cili është përgjegjës për marrëdhëniet me Rusinë dhe Partneritetin Lindor në BE.

Michael Siebert

Siebert i bëri këto deklarata në një diskutim në Komitetin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian kushtuar luftës në Ukrainë.

Gjatë të cilit ligjvënësit europianë pyetën se cilat do të ishin pasojat për Serbinë për refuzimin e saj për të vendosur sanksione ndaj Rusisë./Botapress.info/

ngjashme