Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se lufta ruse me Ukrainën ka të ngjarë të përfundojë përfundimisht në tryezën e bisedimeve.
Duke folur për BBC, ai shtoi se i takon Ukrainës të vendosë se kur është koha për të filluar këtë proces, shkruan Skynews.
Ai është përgjigjur duke thënë se, ka linja komunikimi midis ShBA-së dhe Rusisë, si dhe NATO-s dhe ka kanale të tjera të komunikimit me Rusinë.
Atentat ndaj shqiptarit në Gjermani, këto janë dyshimet e para të policisë
“Ne jemi përgatitur për situata të tilla për shumë vite në NATO dhe duhet të sigurojmë që kur ndodhin incidente apo aksidente – kur ka një luftë që po ndodh – që ato të mos dalin jashtë kontrollit”, ka thënë Stoltenberg.
Madje, Stoltenberg thotë se nëse Rusia dhe Putin pushtojnë së luftuari edhe Ukraina do të pushojë së luftuari e tek atëherë do të ketë paqe.
“Duhet të kujtojmë se kjo është një luftë agresioni, ku Rusia ka pushtuar një vend tjetër. Ne të gjithë duam paqe dhe një zgjidhje të negociuar. Por në të njëjtën kohë duhet të kuptojmë nëse Rusia dhe presidenti Putin pushojnë së luftuari dhe Ukraina pushon së luftuari, atëherë do të kemi paqe”.
“Nëse presidenti Zelensky dhe Ukraina pushojnë së luftuari, atëherë Ukraina do të pushojë së ekzistuari si një komb i pavarur sovran. Në një fazë, kjo luftë ka shumë të ngjarë të përfundojë në tryezën e bisedimeve, por ne e dimë se rezultati i këtyre negociatave është i lidhur ngushtë me fuqinë në fushën e betejës”, tha Stoltenberg. /Botapress.info/