Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3662 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 587 qytetarë.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 7 persona të prekur me COVID-19, duke e çuar në 3004 numrin total të personave që kanë humbur betejën me virusin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar. Më së shumit raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 289. Janë 8.317 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë vdekur një qytetare nga Shkodra 56-vjeçe, dy qytetarë nga Berati të moshave 60-71 vjeç, dy qytetarë nga Fieri 65-85 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 73-84 vjeç.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 193.856 raste, prej tyre 182.535 janë shëruar, 8.317 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.004 persona./Botapress.info/