Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e kaluar në Rogovë të Gjakovës, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë depërtuar në një objekt dhe kanë marrë stoli ari me vlerë të konsiderueshme.
Sipas informacioneve nga strukturat e afërta me hetimin, vlera e stolive të vjedhura dyshohet të arrijë rreth 100 mijë euro.
Rasti është raportuar tashmë në Policinë e Kosovës, ndërsa njësitë përkatëse kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve
Autoritetet janë duke mbledhur prova në vendin e ngjarjes dhe hetimet për rastin janë në zhvillim.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar