Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se çmimet e barnave do të jenë të përballueshme dhe të unifikuara.
Ai shkroi në Facebook se “për herë të parë në vendin tonë po krijojmë një sistem rregullativ për çmimin e barnave”.
Vitia shtoi se sot në mbledhjen e Qeverisë u miratua Projektligji për çmimin e produkteve medicinale.
“Pres nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që ta trajtojë e miratojë sa më parë që është e mundshme. Kësilloj qytetarët tanë, me hyrjen në fuqi të ligjit, do të jenë të mbrojtur nga çmimet abuzuese, të papërballueshme e të paunifikuara të barnave anekënd vendin tonë. Ndërsa shpenzimet për furnizimin me barna nga buxheti i shtetit më të përballueshme dhe më të kontrolluara”, shkroi i pari i MSh-së, transmeton Botapress.info.