Analisti dhe këshilltari i ministrit Arben Vitia, Xhevdet Pozhari, ka shkruar në lidhje me miratimin e projektligjit për çmimin e produkteve medicinale që vendos rregull në tregun farmaceutik të Kosovës.
Pozhari përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ka besim tek Ministri aktual i Shëndetësisë, Arben Vitia, pasi sipas tij shefi i tij Vitia është është i pandalshëm dhe i palodhshëm për punën.
“Kjo ka ndikuar në abuzimin me çmime duke e rënduar edhe më tepër gjendjen e qytetarëve të cilët 39% nga buxheti i tyre shpenzojnë për shërbime shëndetësore dhe barna. Projektligji i miratuar sot, do të evitojë mundësinë e çmimeve të ndryshme për produkte identike. Më nuk do të mund të abuzohet me çmime të barnave në emër të “tregut të lirë””, ka shkruar Pozhari.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe gazetari Berat Buzhala.
Buzhala në një postim të shkurtë në Facebook, ka shpërndarë deklaratën e Pozharit dhe ka bërë një shkrim ironizues.
Ai ka thënë se aq i pandalshëm është Vitia, sa nuk po mundemi as me pa.
“Qaq i pandalshem sa nuk po mundemi as me pa”, ka shkruar Buzhala. /Botapress.info/