Në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje ishte bërë e njohur për premtimet e saj për të luftuar nepotizmin dhe punësimin partiak në institucionet shtetërore. Atë botë, lideri i kësaj partie, Albin Kurti akuzonte vazhdimisht qeveritë e mëparshme për punësim të paligjshëm, favorizim familjarësh dhe miqsh në institucionet shtetërore. Që nga marsi i 2021, kur në pushtet erdhi VV-ja e “Guxo”, ka pasur raste të punësimit partiak e netpotik.
Madej ato nuk kanë të ndalur as në vitin 2023. Më poshtë i gjeni disa prej rasteve më të njohura të punësimit nepotik e partiak gjatë 2 muajve të parë të këtij viti.
Më të filluar viti 2023, skandalet me punësime mbi baza partiake e familjare po vazhdojnë me një ritëm të frikshëm.
Rilind Gërvalla në RTK, Ramadan Osmani në BQK, Feim Kelmendi në Telekom, Venera Çerkini në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, etj., janë disa nga “top punësimet” e 2023-ës deri më tani të cilët kanë lidhje madje edhe të ngushta familjare si në rastin e presidentes Osmani.
Rastet e tilla tregojnë se problemi i punësimit familjar dhe favorizimit të miqve në institucionet shtetërore në Kosovë ende ekziston.
Aktivisti i LVV-së në RTK
Zgjedhja e Rilind Gërvalles në pozitën e drejtorit të RTK-së ishte ndoshta rasti më shqetësues që ndodhi së fundi, pasi ngjalli edhe reagime nga organizata ndërkombëtare.
Sipas burimeve që kishte siguruar Nacionale, në vend të parë në konkursin për drejtor të televizionit kishe dalë aktivisti i devotshëm i partisë në pushtet, Rilind Gërvalla. Komisioni vlerësues për këtë konkurs ishte krijuar nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekajt.
Me tetë vota pro, të gjithë anëtarët e bordit të transmetuesit publik, ishte miratuar emërimi i Rilind Gërvalles në këtë pozitë.
Rregullorja e RTK-së për kandidatët që konkurojnë për pozita menaxheriale – siç është ajo e drejtorit të televizionit – e thonë qartë se kriter kryesor për të qenë pjesë e menaxhmentit të RTK-së është që kandidati të mos jetë pjesë e partive apo forumeve të partive politike të paktën në tri vitet e fundit.
Në anë tjetër, Sekretar i Përgjithshëm në Federatën Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Ricardo Gutiérrez, ka kërkuar nga Bordit që të mos votohen kandidatët që janë të përfshirë dhe kanë lidhje politike.
Vëllai i presidentës, Vjosa Osmani
Rasti i dytë, por jo për nga rëndësia, është ai i Ramadan Osmanit, vëllait të presidentes Vjosa Osmani i cili filloi punën në Bankë Qendrore rreth një muaj më parë.
Vëllai i presidentes filloi punëm në pozitën e Mbikëqyrsit të Lartë të Bankave që nga muaji janar i këtij viti.
Para se të punësohej në BQK, Ramadan Osmani kishte punuar në një bankë komerciale të quajtur Banka për Biznes (BPB). Sipas raportit të konkursit, Osmani fitoi pozitën me më së shumti pikë nga katër kandidatët e tjerë.
Kjo pozitë është mjaft e rëndësishme pasi do të ketë për detyrë të kryejë ekzaminimet në vend dhe të shqyrtojë raportet e bankave.
Kujtojmë se në bërtitmat kundër punësimeve familjare, ishte renditur dikur edhe Vjosa Osmani aktualisht presidente e Kosovës. Megjithatë. me ardhjen në pushtet si duket ndryshuan edhe qëndrimet sa i përket punësimeve familjare e partiake.
Tezakja e presidentes
Për t’u mos u mjaftuar me vëllain në BQK, emri i presidentes Osmani u përmend përsëri. Në këtë rast, ishte vajza e tezes së Osmanit, Venera Çerkini, e cila u përzgjodh në pozitën e Drejtorit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, institucion që funksiononte në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, ku ministër është Faton Peci nga Lista Guxo.
Punësimi i saj erdhi pas disa ditësh që vëllai i presidentes, Ramadan Osmani, u punësua në BQK.
Sipas raportimeve të para disa muajve, ajo ishte një nga kandidatet kryesore për këtë pozitë për shkak të lidhjeve familjare me presidenten Osmani, gjë që u vërtetua më vonë kur zonja Çerkini fitoi garën për pozitën e Drejtorit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë kundër Menderes Ibra dhe Lebibe Haliti.
Telekomi
Rreth tre javë më parë, radhën e kishte Telekomi i Kosovës. Përkrahësi i flaktë i VV-së, Feim Kelmendi, u zgjodh zyrtar i lartë i Financave në Telekom.
Lajmin për emërimin e Feim Kelmendit në këtë pozitë e kishte konfirmuar vet Gazeta Nacionale. Përmes burimeve brenda Telekomit, Nacionale mësoi se Kelmendi është përkrahës i madh i Lëvizjes Vetëvendosje.
Se z.Kelmendi është përkrahës i zjarrtë i pushtetit aktual, këtë e ka dëshmuar me një sërë postimesh në rrjetet sociale.
Madje ai në llogarinë e tij në Facebook ka një postim për kryeministrin Kurti ku shkruante: Foto sa 1 milionë fjalë, Qata qe thojnë s’ka zot, ka me jau thy Zoti qafen, kush tjetër pos t’madhit Zot kish ditë me kriju këtë qenie kaq të kompletuar.