Në episodin e parë të ciklit të ri që zhvillohet në terren për t’i trajtuar ndodhit nëpër komunat e Kosovës në dekadën para çlirimit të Kosovës, në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova, ka qenë i ftuar ish-veprimtari dhe njëherit ish-deputeti i Kosovës-2001/2002, Ibush Jonuzi.
Jonuzi në këtë bashkëbisedim tregoi peripecit që kaluan ish-veprimtarët e Vushtrrisë që përmes aktiviteteve të ndryshme arritën të mbajnë gjallë jetën e qytetarëve të tyre.
Në atë periudh kur nxënësit shqiptarë u larguan nga shkollat e tyre, në qytetet e Kosovës shtëpitë private po shndërroheshin në hapësira për mësim-nxënje. Njëjt ndodhi edhe në Vushtrri.
Veprimtarët e kësaj komune ishin organizuan për ta bërë sa më të mundur shkollimin e fëmijëve të tyre. Ata arritën që të sigurojnë falas transportin e mësimëdhënësve në disa relacione.
“Të gjithë pronarët e autobusave, kompanive transportuese kanë shprehur gatishmëri që për të gjithë punëtorët e arsimit të komunës së Vushtrrisë në relacionet Vushtrri-Mitrovicë, Vushtrri-Prishtinë dhe të gjitha fshatrat që kanë gravituar autobusë, të kryejnë bartjen e tyre gratis”, tregoi Jonuzi.
Ai gjitashtu shtoi se falë atij arsimi në atë kohë nga kjo komunë kanë dalë student të dalluar që sot janë mjek, jo vetëm në nivelit vendor por edhe Evropian.
“Diku 70 për qind të të gjitha mjeteve që janë shpenzuar për të mbajtur gjallë arsimin janë grumbulluar prej vet komunës, do të thotë aktivitetit që i kanë bërë veprimtarët në terren, inkasantët që vazhdimisht kanë bashkëpunuar”, u shpreh Jonuzi.
Ish-deputeti potencoi se në këto arritje kanë vlerë edhe formuet që ishin krujuar atë kohë, si Forumi i Gruas e Forumi Rinorë.
“Ka qenë një punë e shkëlqyer në rrethana të okupimit”, përfundoi ai.
Video në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=2w4j8O5UNaM&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI
Emisioni i plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=qqKxo7u2gvw&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI