Sipas të dhënave të fundit zyrtare, të raportuara nga AP, të paktën 2724 persona kanë humbur jetën nga tërmetet në Turqi dhe Siri.
Numri i të vdekurve në Turqi është 1651. Në Siri ky numër aktualisht është 1073 persona.
Deri më tani është konfirmuar se kanë vdekur 2724 persona. Numri i të plagosurve ka shkuar në 13.580. Prej tyre, të paktën 11,119 u plagosën në Turqi dhe 2,461 në Siri.
Regjistrime të reja vijnë vazhdimisht gjatë ditës.