Me mbishkrime dhe këngë nacionaliste për Kosovën po festohet “Vidovdani” në Manastirin e Graçanicës.
Në bluzat e shumë të rinjve serbë shihen mbishkrimet provokuese “Nuk e japim djepin e Serbisë”, derisa edhe këndonin për Kosovën.
Ndryshe nga e kaluara, kësaj radhe Policia e Kosovës nuk po kontrollon serbët për mbishkrimet e tyre nacionaliste, që në manifestimet në Gazimestan konsideroheshin provokuese.
Krahas numrit të madh të Policisë së Kosovës, të pranishëm në Graçanicë janë edhe EULEX dhe KFOR.