• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

“Videot e reja të Kosovës që tronditin Serbinë”

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

 

 

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë sot se sulmi i fundit terrorist nga Serbia kishte për qëllim aneksimin e veriut të Kosovës.

Madje sipas tij, përmes pamjeve të konfiskuara të regjistruara nga dronët, shihet se përgatitjet për sulmin janë bërë në Serbi.

Dhe sikurse edhe në disa raste më parë, mediat rajonale i kanë dhënë një vëmendje të veçantë deklaratave të tij, përkatësisht ngjarjeve të fundit në Kosovë.

Policia e Kosovës sqaron kronologjikisht videot që u morën nga dronët e terroristëve

“’Do të shohim në detaje jo vetëm sulmin terrorist në Banjskë, por edhe përgatitjet e këtij grupi në qendrat stërvitore të Serbisë. Në këtë trajnim morën pjesë presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq dhe shefi i komandës së ushtrisë Milan Mojsiloviq. Vuçiq ka tentuar ta fsheh faktin se Serbia ka qenë e përfshirë në organizimin e këtij sulmi’, tha ministri kosovar me rastin e prezantimit publik të incizimeve të konfiskuara”, ka shkruar Slobodna Bosna, përcjell Telegrafi.

“Pamje të reja nga Kosova tronditin Serbinë: Shihni se si është përgatitur sulmi terrorist në qendrat stërvitore të Ushtrisë Serbe, në stërvitje ka qenë edhe Vuçiq!?”, thuhet në titullin e shkrimit të këtij mediumi.

Ata shtojnë se seancat stërvitore janë mbajtur në Kopaonik, në pronën e Milan Radoiçiqit.

Ndërsa portali nga Bosnja dhe Hercegovina, Klix.ba rikujton se përfaqësuesit e autoriteteve të Kosovës vazhdimisht e kanë identifikuar Milan Radoiçiqin si një nga udhëheqësit e grupit kriminal të përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ndërsa kanë pohuar edhe se ai ka qenë i përfshirë në konfliktin e armatosur në fshatin Banjskë.

“Është publikuar edhe një video nga manastiri, në të cilën, pretendojnë ata, shihet me uniformë dhe me armë”, shton Klix.

Ndërkohë mediumi Index.hr i Zagrebit shkruan se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes një video-adresimi në faqen e tij në Instagram, ka thënë se brenda 24 orëve publiku do të shohë prova për “vrasjen brutale të së paku një serbi” në Kosovë.

“Brenda 24 orëve do të keni mundësi ta dëgjoni dhe ta shihni, ne kemi rrëfime të dëshmitarëve okularë, të cilët ishin në vend dhe panë se si të paktën një njeri u vra brutalisht. Serbia nuk do të ndalet derisa të dihet e vërteta e plotë, sepse jeta e serbëve nuk vlen më pak se jeta e të tjerëve”, citohet të ketë thënë Vuçiq, transmeton ky portal i Zagrebit.

E Antena M nga Podgorica shkruan se drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë se Serbia i ka vënë në dispozicion logjistikën dhe infrastrukturën atij grupi.

“Stërvitjet ushtarake u mbajtën në një nga terrenet më të mëdha të stërvitjes ushtarake në Serbi, të paktën katër ditë para sulmit në Banjska, tha Hoxha”, ka shkruar ndër tjerash ky medium.

Tags: KosovaVucic

Të ngjashme

Aktuale

Berisha: Grabitësit e Suharekës kanë pasuri rreth 2 milionë euro, janë fetarë radikalë

nga Bota Press
30 Nëntor, 2023
Aktuale

Hovenier tregon a po zbatohet marrëveshja siç thanë Kurti e Vuçiq para liderëve evropianë

nga Bota Press
30 Nëntor, 2023
Aktuale

Eksperti Sylejamni kërkon të hetohet vrasja e gruas në Prishtinë, ngre dyshime se si iu lejua burrit të largohet me fëmijë

nga Bota Press
30 Nëntor, 2023
Aktuale

Osmani pret në takim Hovenierin, Presidenca tregon çfarë u diskutua

nga Bota Press
30 Nëntor, 2023


Lajmet e fundit

  • Ky është burri 63-vjeçar që dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur në Pejë
  • Hovenier thotë se NATO dhe ushtarët amerikanë në Kosovë janë të aftë të përballen me çdo kërcënim
  • Berisha: Grabitësit e Suharekës kanë pasuri rreth 2 milionë euro, janë fetarë radikalë
  • Jep dorëheqje hetuesi i Krimeve të Rënda, kishte punuar në rastet më të rënda të pasluftës
  • Gjermania po e bën më të lehtë për punëtorët e kualifikuar të marrin një kartë blu të BE-së

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.