VIDEO tronditëse: Monstra nga Vlora lidh qenin tek makina dhe e tërheq zvarrë në rrugë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotem në qytetin e Vlorës.Teksa nuk është hera e parë që qytetarët dhunojnë kafshët dhe u marrin atyre jetën në forma nga më monstruozët, kjo gjë ka ndodhur sërish.

Një nga llogaritë e Instagramit, e cila është hapur për mbrojtjen e kafshëve në vendin tonë ka denoncuar një automjet gri me targë VL 7183 C duke tërhequr zvarrë një qen.

Duket se qytetari “monstër” e ka lidhur qenin në pjesën mbrapa të makinës dhe e tërheq në rrugë, teksa ikën me shpejtësi.

Edhe pse shoferi ende nuk është identifikuar qëllimi i këtij lajmi është denoncimi i rastit dhe marrja e përgjegjësisë për një veprim kaq të rëndë.

Pritet njoftimi i autoriteteve për ngjarjen./Botapress.info/

 

ngjashme